Një reper holandez i njohur si Bigidagoe është qëlluar për vdekje gjatë një sulmi mes bandave në Amsterdam.

Reperi 26-vjeçar i quajtur Denzel Silo u qëllua kur po tentonte të largohej me një automjet tip “Volkswagen Polo”. Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm në orën 5:30, kur reperi u dërgua me urgjencë në spital. Për shkak të plagëve të rënda ai ndërroi jetë.

Të shtënat ndodhën pranë stacionit të Amsterdamit Sloterdijk, një qendër kryesore transporti.