Reperi i “The Young Money” Lil Wayne thuhet se është fejuar me modelen La’Tecia Thomas, pasi kjo e fundit është parë me një unazë diamanti në dorë.
Nuk dihet ende se kur ka ndodhur fejesa, por sipas postimeve në Instagram, Thomas e mban unazën që nga tetori i vitit që lamë pas.
Wayne dhe e fejuara e tij e festuan Vitin e Ri së bashku në Miami me familjen e reperit.
Kujtojmë se reperi dhe modelja janë njohur në rrjetet sociale dhe takimi i parë ka ardhur pasi 37-vjeçari këmbënguli.





