Reperi Post Malone duket se e ka marrë shumë seriozisht faktin që fundi i botës do vijë dhe po merr masa për t’u mbrojtur në rast apokalipsi.

Sipas raportimeve, ai ka nisur ndërtimin e një shtëpie 3 milionë dollarëshe, e cila duket surreale. Vitin e shkuar, "Hypebeast" shkroi se këngëtari dhe tekstshkruesi kishte thënë se do të ndërtonte një shtëpi ku të strehohej në rast rreziku. 

Po ndërtoj një shtëpi të nëndheshme. Do të jetë shumë qejf deri në fund të botës. Kurdo që të vijë fundi i botës, kjo shtëpi do të jetë funksionale”.

E siç duket, reperi ka nisur ndërtimin e shtëpisë gjigante që ndodhet në Utahun Verior, në një hapësirë prej 6.75 hektarësh tokë. Banesa është tepër moderne dhe luksoze, përballë maleve.

Post Malone ka thënë se do të vendosë 30 shtretër brenda bunkerit të cilin do ta përdorë edhe për të kaluar kohën e për t’u qetësuar me të dashurën e tij, Ashlen.