Reperi Nick Cannon dhe partnerja e tij Abby De La Rosa kanë mirëpritur në jetë binjakët e tyre, të cilët i kanë pagëzuar me emrat Zion Mixolydian Cannon dhe Zilion Heir Cannon.
Këtë lajm të ëmbël për ardhjen në jetë të fëmijëve të tyre e dha Abby De La Rosa përmes një postimi në Instagram, ku i uroi mirëseardhjen binjakëve të saj.
Abby publikoi një video të shkurtër në shtratin e spitalit, teksa tund të vegjlit e saj ndërsa ata ishin në gjumë. Djemtë ishin të mbështjellë me batanije blu, ndërsa Abby kishte veshur një mantel të bardhë.





