Reperi shqiptar, Arian Gushi i njohur me emrin e artit, Gold Ag ka pranuar se ai dhe bashkëshortja e tij, të cilët u kurorëzuan në martesë pak muaj më parë, së shpejti do të bëhen prindër.
Në një intervistë për “Prive” Ariani ka treguar se gruaja e tij është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe për dy muaj foshnja pritet të vijë në jetë, ndërsa nuk e tregoi gjininë e bebit për një arsye të veçantë.
“Gjithkush që më do e di që gëzohet, por nuk gëzohet gjithkush që më njeh”, kjo është arsyeja pse Gold Ag nuk pranoi që përpara kamerës ta tregonte gjininë e foshnjës, për të cilin tha se do e edukojë me frymë fetare, pasi edhe ai aty e gjen qetësinë shpirtërore.





