Reperi shqiptar, Gashi që jeton dhe zhvillon karrierën e tij në Amerikë ka surprizuar një fansa të tij i cili ishte i sëmurë me kancer në tru.
Pas një mesazhi që i erdhi në Instagram, ai vendosi të telefonojë fansin që ti realizojë ëndrrën më të madhe në jetë. Një bisedë me Gashin!
Të dy folën për disa minuta dhe reperi shqiptar i premtoi fansit që do ishte në skenë me të kur të shkojë për të performuar në Chicago.
"Mbrëmjen e kaluar, mora një mesazh nga një fans që ka kancer në tru dhe ka përjetuar ditë të errëta. Muzika ime e ka ndihmuar të ngrihet dhe të luftojë për jetën e tij cdo ditë. Kështu që vendosa ta telefonoj që ti bëj të ditur se ai më inspirton", shkruajti Gashi në profilin e tij në Instagram ku publikoi disa momente nga biseda.





