Reperi shqiptar, Feronit Shabani, i njohur nga të gjithë me emrin artistik, Fero, dyshohet se ka sulmuar bashkë me truprojën e tij, producentin e njohur Jetmir Agaj.
Incidenti thuhet se ka ndodhur në lagjen ‘Dragodan’ në Prishtinë, saktësisht në studion e reperit. Burimet nga policia kanë deklaruar se gjatë sulmit është përdorur edhe një armë zjarri nga truporja e Feros, Bujar Ibishi.
Mësohet gjithashtu se në konfrontimin mes Feros e Jetmir Agajt, truproja i Feros ia ka drejtuar armën nipit të Agajt duke i thënë “mos u afro, se t’vraj“.
Burimet e gazetës ‘Sinjali’ kanë mësuar se Jetmir Aga aktualisht është duke u intervistuar në polici në cilësinë e të dëmtuarit, ndërsa Fero dhe Bujar Ibishi janë shpallur në kërkim nga policia.





