Këngëtarja Loredana dhe reperi Don Xhon, janë ndaluar nga policia e Kosovës.

Në një video që ka qarkulluar në mediat sociale, shihet se policia iu ka ndërprerë xhirimet në qytetin e Ferizajt.

Ekipi xhirues nuk ka pasur leje për shfrytëzim të hapësirës publike për xhirim, ashtu siç e përcaktojnë rregullat dhe ligjet, ndaj janë ndaluar dhe dënuar.