Reperja Cardi B dhe Offset do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e ka zbuluar vetë artistja gjatë paraqitjes së saj në “BET Awards 2021”.

Cardi B u ngjit në skenë me një veshjë që ekspozonte barkun e rrumbullakosur, ndërsa pas performancës reperja postoi në rrjete sociale një foto, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin: #2.

Shtatzania e dytë për këngëtaren erdhi pak kohë pasi çifti konfirmoi ribashkimin. Ata janë prindër të vajzës 3-vjeçare, Kulture Kiari Cephus, e cila lindi në korrik të 2018-ës.