24gusht 2015 – Ndërsa shqiptarët janë bërë fenomen shqetësues në Gjermani, duke kërkuar azil ekonomik, e përditshmja gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë. Titulli është “Vendi pa të ardhme” tek i cili ngre pyetjen “pse ikin shqiptarët”.
“Në Shqipëri nuk ka luftë, nuk ka uri, shqiptarët lëvizin nëpër qytete me mercedes, tek tuk ndonjë të shtënë armësh ose rrugë më gropa, madje Shqipëria ngjan me jugun e Francës, ndërsa deti në Durrës me San Tropez”, nis përshkrimi në median prestigjioze për Shqipërinë, raporton Balkanweb.
Por gjatë kontakteve me njerëz të ndryshëm gazetari gjerman mëson shkaqet e vërteta, papunësinë dhe zemërimin me politikanët. Pjesë e reportazhit bëhet dhe komuniteti rom në zonën e Shkozës i detyruar të mbijetojë duke shitur shishe plastike, ndërsa jetesa e tyre është përtej çdo standardi pa ujë, pa kanalizime dhe pa energji elektrike.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





