Ndoc Mula i cili u rrëzua në greminë gjatë aktiviteti në Malin e Munellës së bashku me grupin e Alfred Lelës ka humbur jetën.

Mula, i cili njihet si një nga ekspertët më të mirë të turizmit malor, nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra.

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të enjte në Malin e Munellës, ku gazetari Alfred Lela dhe 4 persona të tjerë kishin shkuar për një reportazh në këtë zonë.

Ishte gazetari Lela ai që sinjalizoi fillimisht për rënien në humnerë të dy personave, por për shkak të zonës së thellë ku ndodhi ngjarja ndërhyrja u bë me shumë kohë vonesë.

Vetë Lela ka disa dëmtime në këmbë, ndërkohë që dëme të shumta ka pësuar dhe inxhinieri Ilir Shyti. Fillimisht u raportua për një aksident me makinë, por me kalimin e orëve u hodh dhe më shumë dritë mbi ngjarjen.

Dorien Malaja, Gisel Dollani dhe Alfred Lela morën dëmtime të lehta, ndërsa Ilir Shyti eshte në gjendje të rëndë për jetën.