“Reporterët pa kufij” një nga organizatat më të rëndësishme në botë për mbrotjen e të drejtave të gazetarëve, ka denoncuar dhunën policore ndaj gazetarit Bledi Kasmi gjatë protestës së djeshme të opozitës në Tiranë. 

Përmes një postimi në Twitter, organizata “Reporterët pa Kufij” ka reaguar pas rastit të regjistruar gjatë tubimit, ku kryeredaktori i RD u godit me shkop gome nga policia.

“Reporterët pa Kufij” shprehen se Kryeministri Edi Rama duhet të dënojë publikisht përdorimin e dhunës nga Policia.