Reporterja e Bashkimit Europian në Tiranë, Isabel Santos, në një deklaratë për mediat, u shpreh se përgëzon Shqipërinë për arritjet e saj.

Santos theksoi se shumë gjëra shkojnë mirë në progresin e Shqipërisë në BE.

Unë dua të përgëzoj Shqipërinë për rolin e saj. Në lidhje me zonat e mbrojtura, do të ndjekim zbatimin e ligjit. Shumë gjëra shkojnë mirë në progresin e Shqipërisë për në BE.

Bashkimi Europian është i hapur dhe nuk përjashton raportet e Tiranës me cilindo partner, edhe Turqia mund të jetë një aleat i Shqipërisë”, deklaroi Santos.