Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë mbledhjes me kryesinë e Partisë i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Joe Biden të ndalojë ambasadoren e SHBA Yuri Kim ta trajtojë Shqipërinë me nëpërkëmbje.

Berisha u shpreh se është një turp i madh që Shqipëria është kthyer në një republikë bananesh.

“Të dashur miq, kurrë ndonjëherë nuk do të mbrojmë vlerat, interesat dhe parimet, nëse nuk i themi gjerat siç janë. Kemi në një betejë të vështirë, por nuk zgjidhet kurrë duke pranuar gënjeshtrën për të vërtetë, duke pranuar nëpërkëmbjen e forcës tonë politike siç është bërë me Shqipërinë.

Nuk mund të ndodhë kurrë, kjo është një republikë bananesh, është një turp dhe i bëj thirrje Biden të ndalojnë ambasadoren e tyre ta trajtojë Shqipërinë në mënyrë të tillë.

Ne nuk mund të pranojmë kurrë bananizimin e këtij vendi. Sot quante historike zgjedhjen e Genti Ibrahimit, por a e dini se ONM ka qenë kundër përfshirjes së tij në sistemin e drejtësisë për shkak të karakteristikave, sepse ishte në konflikt interesat.

Ibrahimi ka dhuratat më fabuloze në deklarimin e pasurive. Zonja na thotë historike. Çfarë i quan shqiptaret ti zonjë? Jam i detyruar t’i them gjërat sepse kështu nuk mund të bëhet.

Ne nuk kërkojmë gjë tjetër përveç standardit”, tha Berisha.