13 janar 2015 – Ka patur gjithnjë reputacionin e “Don Zhuanit”, por Jack Nicholson pranon se tashmë ka ngelur vetëm, dhe se më shumë mundësi do të vdesë i vetmuar. Aktori i cili vazhdon të jetë në kërkim të një femre beson se shanset janë të pakta.
Duke folur për revistën amerikane Closer, 77 – vjeçari thotë se e ka shumë të vështirë që të bisedojë në publik me një femër, pasi ato nuk e marrin seriozisht për shkak të reputacionit të tij si “Jack Don Zhuani”.
Ndër të tjera, aktori i famshëm pranoi se kishte gjithçka në jetë, por ishte vetëm. Ai madje u shpreh i dorëzuar dhe tha se me shumë mundësi do të vdiste i vetmuar.





