Në qarkun e Kukësit dëbora ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të segmentit rrugor Qafë Borje-Doganë. Ndërsa problem mbetet edhe furnizimi me energji elektrike në disa fshatra.

Që në orët e parë të mëngjesit të kësaj të shtune zonat e veriut dhe e juglindjes së vendit u përfshinë nga reshjet me intensitet të lartë të dëborës. Temperaturat kanë shkuar deri në minus tre gradë celsius.

Reshje të dendura dëbore pati dhe në juglindje ku temperaturat shkuan deri në minus tre gradë celsius. Në Korçë në zonat malore trashësia e borës në Dardhë ka shkuar deri në 50 centimetër. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi në mbrëmje se situata e furnizimit me energji ishte stabilizuar në rajonin e Korçës është stabilizuar si edhe Kukësi dhe zonat përreth.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në 8 akse rrugore kanë qenë të përfshira nga reshjet e dëborës. Mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës pa ndërprerje. Të gjitha akset kombëtare janë të hapura. Autoritetet kërkojnë që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Si pasojë e erës së fortë në Lezhë ka pasur dëmtime edhe në Lezhë.