Sipas MeteoAlb, masat ajrore të paqëndrueshme do të mbizotërojnë territorin shqiptar duke sjellë vranësira dhe shira në të gjithë vendin ku më të dendura shirat paraqiten në veri-veriperëndim të territorit.
Parashikohet që herë pas here shirat të jenë në formë shtrëngate të shoqëruar me stuhi të forta ere. Gjatë natës, pritet intensifikim i reshjeve në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes, por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 18°C.
Era do të fryjë e fortë me shpejtësi maksimumi mbi 70 km/h nga drejtimi kryesisht jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 7 ballë.