Policia Bashkiake e Durrësit ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut janë shfaqur problematika në disa zona të qytetit dhe në njësitë administrative. Sipas njoftimit, strukturat e Bashkisë ndodhen në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën për të menaxhuar çdo emergjencë.

Policia Bashkiake bën me dije se ekipet janë angazhuar për të asistuar qytetarët, përfshirë evakuimin e personave në rrezik dhe transportimin e tyre drejt zonave të sigurta. Njëkohësisht, u bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të njoftojnë menjëherë autoritetet në rast vështirësish apo situatash rreziku.

Njoftimi i plotë:

🌧️ NJOFTIM PËR QYTETARËT 🌧️

Durrësi po përballet me reshje të dendura shiu, të cilat kanë sjellë vështirësi dhe problematika në disa zona të qytetit dhe njësive administrative.

🚧 Strukturat e Bashkisë së Durrësit janë në terren dhe po ndjekin nga afër situatën, ndërsa 👮‍♂️ Policia Bashkiake është në gatishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në çdo rast emergjence.

🤝 Ekipet tona janë të angazhuara për të asistuar në evakuimin e personave në rrezik, 🚐 transportin e tyre drejt zonave të sigurta, si edhe për menaxhimin e çdo problematike të shkaktuar nga reshjet e shiut.

⚠️ I bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të njoftojnë menjëherë autoritetet në rast se hasin vështirësi apo situata rreziku.

📞 Për çdo emergjencë, Policia Bashkiake e Durrësit është në terren dhe e gatshme për t’ju ndihmuar, ndaj ju lutemi telefononi numrin: +052 232 250

✅ Bashkëpunimi juaj është thelbësor për të garantuar sigurinë e të gjithëve.