Sot priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare.

Në këto qarqe reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata. Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 15 °C

në vendet e ulëta: 11 / 13 °C

në vendet malore: 6 / 10 °C

Era pritet të fryjë mesatare, deri e fortë në bregdet dhe në vendet malore.