Orët e para të ditës do të sjellin reshje në të gjithë territorin, ku në zonat e izoluara pritet të kemi dhe reshje me intensitet mesatar.
Parashikohet që në ultësirën perëndimore të kemi reshje shiu, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore.
Në orët vijuese pritet një përmirësim i lehtë i motit, ku priten momente pa reshje dhe intervale të shkurtra me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3 gradë deri në 15 gradë.