Shqipëria do të përjetojë një ndryshim të kushteve atmosferike këtë të shtunë, me një dobësim të dukshëm të intensitetit të reshjeve.
Sipas parashikimeve, orët e pasdites do të karakterizohen nga vranësira të shpeshta në shumicën e territorit, të cilat herë pas here do të sjellin reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, por me intensitet të ulët.
Temperaturat do të shënojnë një maksimum prej 19°C në Berat dhe Elbasan, ndërsa vlerat më të ulëta do të regjistrohen në Peshkopi, Korçë dhe Bajram Curri, me 3°C.
Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, duke arritur një shpejtësi maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi jugperëndimor. Kjo do të sjellë dallgëzim mbi 3 ballë në brigjet detare.