Sipas MeteoAlb, masat ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë në vendin tonë mot me vranësira dhe shira të dobëta në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër të territorit, por reshje të pakta dëbore priten në zonat malore verilindore-juglindore.
Gjatë orëve vijuese pjesa me e madhe e vendit mbetet me kthjellime dhe vranësira të dendura, por vijon problematike situata e ngricave në pjesën më të madhe të zonave malore si pasojë e temperaturave të ulëta.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por konstante ruan vlerat mesdita duke u luhatur nga -2°C deri në 15°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.