I gjithë territori në veri të vendit gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe reshje dëbore në lartësinë mbi 800 m.
Si pasojë e këtyre kushteve të motit të gjitha akset nacionale rrugore vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe borës duke krijuar vështirësi në qarkullimin normal të mjeteve në disa segmente rrugore.
Aktualisht të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme dhe pa probleme. Në lartësitë mbi 800 m kanë nisur reshjet e dëborës, por për momentin nuk ka raportime për bllokime rrugësh.