Sinoptikania Lajda Porja foli sot për parashikimin e motit për ditët në vijim, teksa zbuloi se cilat janë ditët me reshje më të dendura këtë javë.

“Do kemi një përmirësim të reshjeve të martën dhe të mërkurën, por do të kemi një rikthim të tyre të enjten dhe të premten. Kjo javë do të jetë një javë e lagësht ku e hëna dhe e premtja do të jenë me reshjet më të dendura.

Temperaturat do jenë të larta, me vlera pozitive ku 0 gradë do të mbeten vetëm zonat malore”, tha Porja.