Instituti i Gjeoshkencave, Energjitikës , Ujit dhe Mjedisit parashikon rritje të temperaturës me 2 gradë celcius për ditën e nesërme, edhe pse reshjet do të jenë intensive në disa qarqe, në formën e dëborës dhe të shiut.

RESHJET 

Sot pasdite (e mërkurë dt.09) dhe nesër (e enjte dt.10) priten reshje mesatare, deri lokalisht intensive në disa qarqe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ato do të jenë në formë dëbore në gjysmën Lindore të vendit dhe në terrenet malore. Në pjesën Perëndimore, ato do të jenë kryesisht në formë shiu (ose shi i përzier me dëborë).

TEMPERATURAT

Ato do të pësojnë një rritje me rreth 2 gradë.
Më konkretisht, nesër (e enjte dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 3 / 9 °C
në vendet e ulëta: 2 / 6 °C
në vendet malore: – 5 / 1 °C

ERA

Sot pasdite (e mërkurë dt.09) dhe nesër (e enjte dt.10) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër paradite, në veri të vendit, deri e fortë.