Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë vendin, por pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në të tria rajonet
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në monitorim të situatës përgjatë gjithë natës për të pasur gjendjen e akseve nën kontroll dhe duke pastruar rënien e lehtë të gurëve në disa segmente rrugore.
Reshje të lehta shiu vazhdojnë ende në të gjithë territorin, por te gjitha akset janë të kalueshme dhe qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht.
Vazhdon monitorimi dhe gatishmëria me mjete dhe fuqi punëtore në terren.
ARRSH iu rekomandon përdoruesve të rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.





