ANGLI – Në varrezat e Kishës së St.Mary në Whitby në veri-lindje të Anglisë, shkrimtari britanik Bram Stoker gjeti frymëzimin për veprën e tij “Dracula” në fund të shekullit të 19-të. 

Sot, kur ka kaluar më shumë se një shekull nga rrëfimet e Stoker, banorët lokalë janë terrorizuar, kur nisi rënia e “reshjeve me eshtra nga qielli”. 

Moti i keq me erëra të forta, reshjet e dendura të shiut dhe rrëshqitja e tokës ka nxjerrë në sipërfaqe eshtrat shumë-vjeçare tek varrezat në një shkëmb pranë kishës. Erozioni i ka dëmtuar varret, aq sa së fundmi eshtrat kanë dalë në sipërfaqe e kanë "fluturuar" në oborret e banorëve. 

Këta të fundit, të alarmuar nga dukuria, u kërkuan autoriteteve ndihmë për grumbullimin e eshtrave dhe rivarrosjen e tyre