13 gusht 2015 – Kanë zgjatur vetëm 16 orë pasojat e reshjeve të mbrëmjes së kaluar në Durrës, ku bashkë me shirat gjatë natës ranë ndjeshëm edhe temperaturat e ajrit.
Sot paradite i nxehti u rikthye pothuajse po aq agresiv sa në ditët e para të gushtit, ndërsa parashikimet meteorologjike bëjnë me dije se situata e vapës do të vijojë të paktën deri të hënën e ardhshme, kur bashkë me reshjet priten edhe shtërngata shiu.
Reshjet e shiut mungonin në Durrës që nga fillimi i muajit korrik, duke shënuar një rekord që nuk regjistrohej prej kohësh në qytetin bregdetar.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





