Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, Energjitikës, Ujit dhe Mjedisit, sot pasdite (e hënë, dt.17) priten reshje mesatare në të gjithë vendin dhe të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të arrijnë lokalisht deri intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). 

Për ditën e nesërme (e martë, dt.18) IGJEUM parashikon rënie graduale e intensitetit të reshjeve në të gjithë vendin. Në Veri dhe në Lindje, në zonat mbi 400 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.18) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

  • Në bregdet: 6 / 13 °C
  • Në vendet e ulëta: 4 / 11 °C
  • Në vendet malore: -3 / 5 °C

ERA

Sot pasdite (e hënë, dt.17) dhe nesër (e martë, dt.18) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.