Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme pasi në pjesën më të madhe të ditëve pritet mot me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare.
Por nuk do të mungojnë edhe reshjet e shitu të cilat për ditën e Mërkurë pritet të jenë me intensitet të lartë.
Në këtë mënyrë për ditën e hënë dhe ditën e martë moti parashikohet kryesisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Për ditën e hënë orët e para të 24-orëshit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra më pas për pjesën më të madhe të ditës reshje shiu të dobëta në relievet e larta malore. Për ditën e martë reshjet do të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët në zonën e veriperëndimit.