Reshjet intensive të shiut dhe stuhia do të përfshijnë vendin deri në mesnatë.

Sipas meteorologes Lajda Porja parashikohet që rreshjet më të theksuara në jug të territorit, teksa dobësimi i tyre do të nisë të premten.

“Zonat që do të marrin më shumë reshje do të jenë ato të jugut ku do të jenë edhe mbi 100 mm. Duhet theksuar se 100 mm shi në një kohë shumë të shkurtër janë një sasi shumë e madhe në krahasim me kuotat mujore”, parashikon meteorologia.

Një ulje të ndjeshme do të kenë dhe temperaturat e ajrit, të cilat do të vijojnë të zbresin deri në tre gradë në zonat malore.

I ftohti pritet të ndjehet më tepër për shkak të fuqizimit të erës në brigjet e Jonit. Tetori pritet të mbyllet si një muaj tipik vjeshte, me temperature mesatare të ulëta dhe rreshje shiu të herë pas herëshme.

Kapiteneria e Vlorës për këta arsye ka ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit deri pas orës 10 të mbrëmjes së të premtes.

Në momente të veçanta do të kemi edhe erë deri në 70 km/h. Sidomos në brigjet e jonit ku do të ketë probleme edhe me trafikun detar duke qenë se parashikohet që herë pas here të kemi një dallgëzim pesë apo gjashtë ballë. Kjo do të jetë deri të shtunën dhe të dielën.