Rreshje të dendura shiu në Durrës. Këto janë pamjet filmike të mesditës së sotme, ku qyteti bregdetar është nën pushtetin e reshjeve të shiut dhe erës së fortë.

Reshjet kanë vështirësuar lëvizshmërinë e këmbësorëve në qendër të qytetit, ndërkohë që niveli i ujit në rrugë ka arritur disa milimetra.

Një ditë më parë, në sallën e Këshillit Bashkiak u mblodh Komisioni i Mbrojtjes Civile të bashkisë, diskutuar mbi masat e marra në terren për përballimin e situatave emergjente, pasi në ditët në vijim në Durrës priten reshje të dendura shiu.

“Në këtë mbledhje u vendos që të gjitha ndërmarrjet dhe strukturat ndihmëse të vendosen në gatishmëri të plotë për të ofruar shërbimet e tyre si dhe të mbajnë në çdo kohë mjetet për të bërë të mundur pastrimin e rrugëve në kushtet e një bllokimi të mundshëm.“, thuhet ndër të tjera në njoftim e shpërndarë në faqen zyrtare të bashkisë në “Facebook”.