Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, është bllokuar njëra anë e aksit nacional rrugor që të çon drejt Doganës së Kapshticës.

Radha e kamionëve të cilët kanë pritur të kalojnë në Greqi është bërë e gjatë, ndërsa ka edhe mjete të vogla që janë bllokuar për shkak të mjeteve të tonazhit të rëndë.

Mjetet e vogla mbeten të bllokuara prej disa orësh në doganën shqiptare pasi pala greke pezulloi lëvizjen për shkak të kushteve të motit.