Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se gjatë natës reshjet e dëborës kanë pushuar në zonën veriore. Ndëkrohë në zonën juglindore në rrugën e Dardhës dhe të Voskopojës ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët shoqëruar me rënie temperature deri në -6 °C.
Përmes një postimi në “facebook”, ARRSH njofton se grupet e punës me borëpastrueset kanë vijuar punën për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat, duke siguruar që qarkullimi të vijojë normalisht në të gjitha akset.
Ndërkohë, ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes të shtuar dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.