Reshje e mëdha dhe të pa ndaluara të shiut gjatë gjithë ditës kanë sjellë përmbytjen e autostradës Tiranë – Durrës.
Siç shihet në foton e siguruar nga opinion.al, uji ka vërshuar në të gjithë autostradën.
Disa automjete raportohen të mbuluara nga uji, po ashtu shumë të tjera të bllokuara në trafik mbeten të rrezikuara.
Drejtuesit e mjeteve apelojnë për ndihmë nga Emergjencat Civile, pasi situata po përkeqësohet.





