Disa nga rrugët e Durrësit janë zgjuar nën pushtetin e ujit mëngjesin e kësaj të enjteje.

Reshjet e dendura të shiut të rëna mëngjesin e sotëm kanë krijuar të njëjtën panoramë të qytetit bregdetar, atë të rrugëve të përmbytura.

Uji ka kaluar nivelin e trotuareve duke krijuar vështirësi për lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve.

Në pamjet që sjell “DurrësLajm”, duket qartë që niveli i ujit është ngritur te nënakalimi i “Velierës”, apo dhe rruga “Taulantia”.

Situatë e rënduar regjistrohet edhe në akse të tjera problematike, si te stadiumi, te zona e ish-Kënetës, që janë gjithnjë nën pushtetin e ujit sa herë regjistrohen reshje të dendura.