Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut mëngjesin e kësaj të marte, raportohet se është përmbytur edhe burgu i Durrësit.

Mësohet se kati i parë i IEVP Durrës është totalisht nën ujë dhe të paraburgosurit janë zhvendosur në katet e sipërme, për shkak të situatës së krijuar.

Në lidhje me këtë situatë, burgun e Durrësit e ka vizituar edhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili, siç duket edhe në pamjet e publikuara, ka kaluar përmes ujit për të inspektuar nga afër ambientet dhe qelitë e përmbytura.

Kujtojmë se në këtë institucion, mes të dënuarve dhe të paraburgosurve të tjerë, ndodhen edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, si dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.