Qyteti i Durrësit është përfshirë sërish nga reshje të dendura shiu, ndërkohë që menjëherë disa rrugë u përmbytën. Reshjet nisën me itensitet të lartë gjatë mbrëmjes së sotme dhe për këtë arsye rrugët pranë kryqëzimit të stadiumit në lagjen 18 si dhe pjesërisht në lagjen 17, u bënë të pakalueshme.
Menjëherë niveli i ujit arriti të dalë në trotuare duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve në zonat e përmbytura. Përkeqësimi i motit nuk ka sjellë probleme në port, nga ku raportohet se tragetet që janë planifikuar për t’u nisur mbrëmjen e sotme drejt Italisë, do të lundrojnë sipas orarit të përcaktuar nga porti i Durrësit.