Reshjet intensive të ditës së sotme kanë lënë pa energji elektrike zonën e Libofshës dhe fshatin Qenas e rrethinat e tij në Fier.
Familje të tëra prej më shumë se dy orësh kanë mbetur pa energji elektrike ndërkohë që temperaturat janë te ulëta.
Grupet e punës së OSHEE ndodhen në terren për riparimin e difekteve që janë të pashmangshme sa herë ka mot me reshje të dendura.