KOSOVE, 15 mars 2013 -Situata problematike si pasojë e reshjeve të shiut është paraqitur edhe në Kosovë, ku është shënuar edhe një viktimë.
Një vajzë 10-vjeçare ka humbur jetën nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Izbicë të Skenderajt.
Vajza ka rënë të enjten aksidentalisht në një përrua, i cili ishte rritur nga prurjet e mëdha.
Hoti bëri të ditur se si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm ka pasur edhe bllokime rrugësh, por aktualisht situata i është kthyer normalitetit.