Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problemet e para në Shkodër.
Aktualisht, probleme ka në rrugën e Prekalit. Në këtë segment rrugor, qarkullimi është i pamundur për shkak se ka rënie të gurëve dhe rrëshqitje të dherave.
Pritet që firma kontraktuese të ndërhyjë për pastrimin e rrugës, ndërkohë që nuk ka probleme të tjera në qytet.