Ndërkohë që një pjesë e mirë e vendit pritet që të përfshihet nga reshjet e dendura të shiut, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen vigjilentë.
Në një deklaratë për mediat, Peleshi tha se rreziqet nuk janë të mëdha, e megjithatë, qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm.
“Mund të ketë ndonjë dalje nga shtrati të ndonjë përroi, të cilat sado të vogla të jenë mund të shkaktojnë rreziqe ose edhe humbje jetësh të njerëzve nëse nuk tregojmë kujdes. U bëj thirrje qytetarëve që duhet të qëndrojmë në alert në çfardo lloj situate. Iu bëj thirrje prefektëve që pavarësisht se temperaturat mund të ulen, do të duhet ta mbajmë tempin.”-tha Peleshi.