Reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Tiranës.

Madje lumi i Lanës është tejmbushur duke rrezikuar edhe daljen nga shtrati.

Në mjaft akse rrugore u krijua vështirësi dhe në qarkullimin e mjeteve për shkak të nivelit të ujit.

Madje në qytet, ky segment është përmbytur tërësisht duke bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve.

Për shkak të erërave në Qytet Studenti kanë rënë edhe pemët.