Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në Shkodër. Gjatë orëve të natës pedonalja në qendër të qytetit është përmbytur nga rrebeshi i shiut.
Ndërkohë fshatra të njësisë Rrethina, pjesë e bashkisë Shkodër kanë dhjetëra hektar tokë të përmbytur ndërsa në disa raste janë përmbytur edhe banesa.
Po ashtu në rrugën e zonës turistike të Shirokës pranë liqenit të Shkodrës gjatë natës ka pasur probleme me rrëshqitjet e dheut duke vështirësuar kështu qarkullimin rrugor.
Ndërkohë ka nisur puna nga institucionet, bashkia Shkodër dhe Prefektura për të evidentuar dëmet.