22 janar 2014 – Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin tonë gjatë ditëve të fundit kanë përmbytur qindra hektarë tokë në zonën fushore të qarkut të Lezhës dhe në Krujë. Mësohet se janë përmbytur qindra hektarë tokë në fushën e Zadrimës dhe të Torovicës, ndërsa në zonën e Kakarraqit janë përmbytur disa banesa. Në Gocaj të Lezhës është pezulluar mësimi pasi shkolla është përmbytur në ujë. Disa zona të tjera janë pa energji elektrike. Sipas informacioneve të fundit lumi Drin rrezikon të dalë nga shtrati në disa zona, ndërkohë që hidrovorët nuk punojnë pasi mungon energjia elektrike. Përmbytje të mëdha janë shënuar edhe në Krujë. Qindra hektarë tokë janë mbuluar nga uji në Komunat Bubq dhe Thumanë. Përmbytje ka në fshatrat Murqinë, Mallkuç, Bilaj dhe Dukagjin. Pjesa më e madhe e sipërfaqeve të përmbytura në Krujë janë të mbjella. Shkak për përmbytjet është bërë bllokimi i kanaleve dhe dalja nga shtrati i lumit Ishëm.
Reshjet e shiut, përmbytje në Lezhë e Krujë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Bill Clinton thyen heshtjen pasi i dalin fotot nga dosja ‘Epstein’
Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!
Emërimi i zv/ministrit të mbrojtjes/ Meçollari: Detyrat që mbante në portin e Durrësit, kur drejtohej nga Vengu
Horoskopi ditor, 20 dhjetor 2025





