KUKES – Reshjet e shiut me intensitet të lartë gjatë ditëve të fundit kanë shtuar ndjeshëm prurjet në basenin e Hidrocentralit të Fierzës, duke rritur edhe nivelin e ujit në këtë HEC. 

Sipas të dhënave të ditës së sotme, mësohet se prurjet në këtë hidrocentral janë 165 metra/kub ujë në sekondë, duke shënuar nivelin e 275 metrave, nga 272 metra që ishte një javë më parë. 

Burime nga kaskada e Drinit thonë gjithashtu se nëse reshjet do të vijojnë me këtë intensitet edhe për disa ditë të tjera, prurjet pritet të shkojnë mbi 180 metra/kub ujë në sekondë. 

Aktualisht po punohet me një turbinë, pasi po mblidhet një sasi e konsiderueshme uji që vjen nga përrenjtë dhe lumenjtë që derdhen në basenin e Fierzës.

Ndërkohë, Koorporata Elektroenergjetike ka siguruar 20 milionë kilovat energji ndërsa po importon 2.5 milionë kilovat në ditë.