Dy të rinj të cilët ishin duke kaluar afër një ure kanë ndërruar jetë, pasi u rrëmbyen nga një lumë gjatë ditës së Krishtlindjeve.
Për shkak të reshjeve të shumta të shiut, ura është shembur dhe për pasojë ata nuk kanë mundur të shpëtojnë, ndërsa 19-vjeçari që i shoqëronte, po.
Dy të rinjtë janë shpallur të humbur nga familjarët e tyre dhe më pas nisur kërkimet e policisë së bashku me polumbarët.
Policia irlandeze konfirmoi se trupat e dy viktimave janë të moshës 26 dhe 27-vjeç.