Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të Maminasit.

Sipas policisë, një motor është përmbysur në rrugë, por fatmirësisht pa shkaktuar pasoja të rënda për drejtuesin e tij, që ka shpëtuar me lëndime të lehta. 

Reshjet e dendura të shiut dhe lagështira në rrugë duket se kanë shkaktuar aksidentin me motor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.