Reshjet e shiut që përfshinë qytetin e Durrësit mbrëmjen e të dielës, kanë shkaktuar pasoja në rrugët e qytetit.
Konkretisht në zonën e Currilave, ku për shkak të reshjeve, dherat e kodrës kanë rrëshkitur duke bërë që balta të pushtojë rrugën.
Rënia e dherave ka ndodhur në drejtim të segmentit rrugor Univeristet-Currila gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, duke ofruar panoramën që duket në videon e mëposhtme.
Ky problem shqetësues sidomos për banorët, vijon prej kohësh për këtë zonë pasi Kodër Vila prej disa vitesh vuan pasojat e erozionit dhe përbërja e saj argjilore ka sjellë shkarje dherash.





