Reshjet e shiut që përfshinë vendin mëngjesin e sotëm, sollën pasojat e para në qytetin e Durrësit.

Këtë të enjte, në rrugën “Taulantia” në lagjen nr.1, vihej re trafik i rënduar, varg kilometrik makinash të cilat qarkullonin me vështirësi. 

Prishja e motit përkoi me orarin kur të gjithë qytetarët nisen për në punë apo të rinjtë për në shkollë dhe rrugët e qytetit janë të populluara nga automjetet.

Sipas Meteoalb, vendi sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me reshje shiu në të gjithë territorin. Temperaturat në zonat bregdetare do të variojnë nga 17°C në 23°C.